Xhelal Sfeçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, i ka vlerësuar këta të fundit për punën që e bëjnë, shkruan Kosova Post.
Sfeçla nëpërmjet një statusi të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka premtuar mbështetje për zjarrëfiksit.
“Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Ata na mësojnë mbi përkushtimin, angazhimin e sakrificën” – ka shkruar ai.
Ai ka thënë se janë në dijeni që zjarrfikësit “ballafaqohen edhe me probleme të mëdha të cilat e kërkojnë dhe do ta kenë ndihmën tonë. Përveç përmirësimit të kushteve të punës, do të zgjidhet përfundimisht edhe statusi i tyre juridik.”
Lexojeni të plotë postimin e Ministrit Sfeçla: