Përsëritja e raundit të parë, nuk ia siguroi shumicës parlamentare numrin e mjaftueshëm të deputetëve, që do ta përbënin kuorumin për zgjedhjen e presidentit, shkruan Kosova Post.
Në përsëritjen e raundit të parë mori pjesë edhe Valentina Bunjaku, për ta çuar numrin e deputetëve në 79, një më shumë se hera e parë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme.
Seanca është ndërprerë për 30 minuta, ndërsa ende nuk dihet nëse ajo do t’i vazhdojë punimet apo jo./KosovaPost/