Sami Kurteshi, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka vënë alarmin gjatë mbledhjes së fundit, duke thënë se në Fushë Kosovë ka pasur një përpjekje për vjedhje industriale të votave, transmeton Kosova Post.
Sipas tij, komisionerë të LDK-së dhe PDK-së provuan të vidhnin vota gjatë procesit zgjedhor të mbajtur së fundmi në vend.
Për më shumë Kurteshi e ka përmendur edhe emrin ky dyshohet se është provuar realizimi i këtij akti:
“Në një vendvotim, në Komunën e Fushë Kosovës të quajtur Harilaq, komisionari i PDK-së dhe i LDK-së kanë filluar më i vulosë fletëvotimet e papërdorura, nga to qenkan 22 i ka marrë policia, do të thotë me vjedhë. Me i vulosë pa qenë njerëzit. Kur është tërheq vërejtja i kanë shqyer. Ato ka ardhur dhe i ka marrë policia. A është kështu? Po flasim për diçka që është vepër e rëndë penale, krim dhe thonë jo këtu i kemi votat. S’keni vota kurrgjë as ju, keni përpjekje për vjedhje ashtu siç ka ngja deri tash. S’ka me ngja më. S’kemi me leju ma një gjë të tillë. Këtu ka pasur përpjekje për vjedhje industriale. Po po, edhe atë LDK-ja dhe PDK-ja. Veç pak, le kush ka mujt çka ka mujtë. Me një vendvotim, me një vendvotim në Republikën e Kosovës”.
Ai më tej tha se nuk mund të vazhdojë puna në një vendvotim të tillë, ndërsa ai ndodhet nën hetime.
Por Kreshnik Radoniqi Kryesues i KQZ-së, reagoi më pas, duke iu kërkuar anëtarëve që të mos hedhin akuza politike kundër njëri tjetrit./KosovaPost/