Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë regjistruar dy raste të dhunës në familje, transmeton Kosova Post.
Bëhet fjalë për një rast në Gjilan dhe një në Prizren.
Këto janë detajet nga raporti:
Gjilan 08.09.2021 – 20:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij me probleme psikike, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike në familje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas tretmanit mjekësor është dërguar në QKUK.
Rr. Evlia Qelebija, Prizren 10.09.2021 – 03:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPost/