Në Greqi një zjarr ka shpërthyer në godinën ku ndodhet gazeta “Real News” dhe radio “Real FM”, transmeton KosovaPost.
Sipas lajmit të Agjencisë Shtetërore Greke AMNA, zjarri i cili ka rënë në orët e para të mëngjesit është vënë nën kontroll pas dy orësh.
Një punonjës i cili ndodhej në katin e 3-të gjatë zjarrit pasi u largua nga godina nga forcat zjarrfikëse, u dërgua në spital për shkak të vështirësisë në frymëmarrje.
Ndërsa grimcat e tre zjarreve të vogla u gjetën në zonën e zjarrit, transmetuesi i “Real News”, Nikos Chatzinikolaou shkroi në Twitter: “Ata dogjën Real FM. Ata po na djegin. Tri shpërthime dhe tani jemi në flakë”.
Kryeministri grek, Kiryakos Mitsotakis dha një mesazh mbështetjeje duke telefonuar Chatzinikolaou. Duke deklaruar se do të bëhet gjithçka e nevojshme për kapjen e autorëve, Mitsotakis tha: “Çdo përpjekje për të shtypur zërin e medias shkon huq. Ne dënojmë shënjestrimin e gazetarëve”./AA