As në Instagram nuk mund të fshiheni më!

As në Instagram nuk mund të fshiheni më!

Instagram vjen gjithmonë e nga një opsion të ri surprizues. Edhe këtë herë ka futur një opsion të ri të quajtur “Last Active” që u tregon miqve tuaj se kur keni qenë për herë të fundit në Instagram.

Në fillim të kutisë së mesazheve njerëzit që ju ndjekin ose keni komunikuar më parë me to do të mësojnë kur keni qenë online për herë të fundit.

Opsioni aktivizohet automatikisht dhe mund ta fikni nëse dëshironi, por në rast se e çaktivizoni këtë opsion për veten tuaj, nuk do të mund të shihni as aktivitetin e miqve tuaj.

Mendohej se ky opsion ishte në testim por aktualisht ai është shfaqur në masë tek shumë përdorues në Android dhe iOS.

Por këtë tipar të ri jo të gjithë ndjekësit tuaj mund ta shikojnë, vetëm ata që ju ndiqni dhe keni patur komunikim më parë.

You may also like

Delawie: Është koha për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen që  mbajti sot