Një sërë rruaza ari të mbartura nga Mbretëresha e Skotlandës, Mary, gjatë udhëheqjes të saj në vitin 1587, janë vjedhur së bashku me më shumë se 1 milion funta gjësende tjera të arit.
Artefaktet u rrëmbyen nga kështjella e West Sussex të Anglisë, të premten në mbrëmje, njofton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Pjesë të tjera të marra gjatë bastisjes përfshijnë gota kurorëzimi të dhëna nga Mary për Earl Marshal.
Një zëdhënës i Kalasë së Arundel, tha se sendet e vjedhura kishin “rëndësi historike shumë të çmueshme.
”Artikujt e vjedhur kanë vlerë të konsiderueshme monetare, por si objekte unike të koleksionit të Dukës së Norfolk, kanë një rëndësi historike jashtëzakonisht më të madhe”, tha ai.
Kalaja u rihap për publikun vetëm të martën.
Deputeti për Arundel dhe South Downs, Andrew Griffiths, tha se ishte “shumë e trishtuar” dhe e përshkroi vjedhjen si një “krim kundër të gjithë kombit”.
Ndërkaq Shoqata Arkeologjike Brighton & Hove këtë vjedhje e cilësuan si humbje e rëndë për trashëgiminë angleze.