Derisa Kanadaja përballet me të kaluarën e saj abuzive dhe raciste, dy Kisha katolike në një zonë autoktone në pjesën perëndimore të vendit janë djegur. Policia tha që zjarret ishin të dyshimta dhe po hetoheshin. Sidoqoftë, nuk dihet nga kush dhe për çfarë qëllimi kishave katolike po ju vihet zjarri, transmeton Kosova Post.
Dy kisha katolike në një zonë indigjene në perëndim të Kanadasë u dogjën .
Autoritetet kanadeze njoftuan se ata iu përgjigjën zjarreve në mëngjes herët në Kishën St Ann në territorin e Grupit Indian të Epërm Similkameen në provincën e Kolumbisë Britanike dhe Kishën Chopaka në territorin e Unionit Indian të Similkameenit të Ulët. Të dy kishat, të bëra prej druri dhe më shumë se 100 vjet të vjetra, u dogjën në hi.
Zjarret erdhën rreth një javë pasi dy kishat e tjera u shkatërruan dhe në mes të zemërimit në rritje për rolin e kishës në fushatën e Kanadasë për të asimiluar me forcë popujt indigjenë, njoftoi NTV .
Në javët e fundit, vendi është tronditur nga zbulimi i gati një mijë varreve të pashënuar në vendet e shkollave me konvikt të drejtuara nga kisha, ku fëmijët autoktonë u konvertuan me forcë në krishterim dhe u hiqen emrat, traditat dhe gjuha e tyre origjinale.
Kisha katolike u ballafaqua më pas me kërkesa për transparencë më të madhe mbi rolin e saj në shkolla dhe një thirrje që Papa të kërkonte falje./KosovaPost/.