Në Kanada, një burrë i moshuar u arrestua për vje’dhje të bukës dhe u dërgua në gjyq. Plaku e pranoi fajin dhe rrëfeu.
– Unë isha shumë i uritur, gati sa vdiqa nga uria.Gjykatësi vendosi:– Ju e dini që keni bërë vjedhje dhe unë po ju porosis që të paguani dhjetë dollarë kompenzim.
Unë e di që ju nuk mund t’i paguani këto para, kështu që unë do të paguaj për ju.
Të gjithë në sallën e gjyqit heshtën. Gjykatësi mori dhjetë dollarë nga xhepi i vet dhe kërkoi që të meren në thesar si kompenzim për dënimin e plakut.Pastaj u ngrit në këmbë dhe iu drejtua sallës:Ju të gjithë jeni fajtorë dhe secili prej jush duhet të paguajë nga dhjetë dollarë, sepse jetoni në një qytet ku një i moshuar detyrohet të vjedhë që të mos vdes nga uria.
Në sallën e gjygjit u mblodhën 480 dollarë dhe paratë e mbledhura gjykatësi ia dorëzoi plakut.Dhe gjykatësi shtoi.Nëse në një qytet ku jetojnë njerëz të civilizuar shihni të varfër, atëherë dijeni që pushtetarët e këtij qyteti vjed’hin pronat e njerëzve.