Trupa të udhëhequr nga Rusia do të dërgohen në Kazakistan pas protestave të dhunshme anti-qeveritare.
Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, bëri thirrje për përkrahje nga aleanca CSTO (Collective Security Treaty Organization), ku bëjnë pjesë shtetet e Azisë Qendrore e Perëndimore, pas eskalimit të situatës.
Protestat fillimisht shpërthyen nga pakënaqësia për rritjen e çmimit të karburanteve, por tashmë janë zgjeruar arsyet dhe po përmenden edhe ankesat politike. Presidenti Tokayev tha se prapa trazirave qëndrojnë “bandat terroriste”, të trajnuara jashtë vendit.
Në një fjalim të transmetuar në televizion të enjten herët, Tokayevi tha se ka kërkuar ndihmë nga CSTO-ja, aleancë që përbëhet nga Rusia dhe pesë republika ish-sovjetike, për të ofruar ndihmë që të stabilizohet vendi.
Departamenti i Shtetit i ShBA-së tha se është duke e ndjekur nga afër situatën në Kazakistan. Një zëdhënës u bëri thirrje për përmbajtje autoriteteve dhe protestuesve, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.Stafi i aeroportit kryesor të Kazakistanit u detyrua që të ikte nga protestuesit, të cilët kanë vënë në shënjestër edhe ndërtesa qeveritare. Ata e sulmuan edhe zyrën e kryetarit të qytetit Almaty.