Ndonëse Kosova sot ka dhimbje për tragjedinë në Kroaci , ku humbën jetën në aksident 10 qytetarë të Kosovës, një gëzim i vogël, medalja e artë e Nora Gjakovës, ndriçon në shpirtin e thyer të Kosovës , shkruan Kosova Post.
Pra, këtë dritë në ditën e dhimbjes, sot na e solli, xhudistja Nora Gjakova me medaljen e artë që sot fitoi në Lojrat Olimpike Tokyo2020.
E kësaj fitoreje të Norës, edhe pse ditë ziu, iu gëzua sadopak edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani, e cila përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur të artën , Nora Gjakovën.
Për më tepër presidentja shkruan “Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës’
Postimi plotë i presidentes Osmani:
Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.
Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi.
Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit!