Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka reaguar pasi që analisti, Blerim Latifi e ka quajtur atë analfabete,shkruan Kosova Post.
Nuk ka dashur të lëshohet në fjalorin e Latifi, por i kujton atij se në listën kandiduese për deputet ka qenë i fundit.
“Të gjithë ata që nuk të kanë votuar kanë qenë të sigurt që nuk je për politikë’, ka shkruar Balje
Për më tepër Balje, ka shkruar në Facebook, duke iu drejtuar Latifit ndërsa i thotë se “Dhe ndoshta krejt i din, por nuk e din si është me qenë deputet dhe të mbrosh qëndrimin tënd i cili si duket të mungon”