Ministria e Financave ka njoftuar se tashmë thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat do të dedikohen për siguri në kuadër të Fondit të Sigurisë i cili është krijuar dje, përcjell KosovaPost.
Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se përmes këtij fondi do të mundësohet pranimi i donacioneve të çdo qytetari.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë.
Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.
Llogaria do të jetë funksionale që nga sot 2 Mars 2022, dhe transferet mund të realizohen sipas detajeve në vijim: