Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., ka njoftuar konsumatorët e këtyre zonave: Vragolia, Henc, Miradi e Ulët, Sllatina dhe Parku i Biznesit se, aktualisht janë pa furnizim me ujë të pijshëm.
Arsyeja e mos furnizimit me ujë të konsumatorëve që furnizohen nga stacioni i pompave në fshatin Vragoli, është ndërprerja e energjisë elektrike nga ana e KEDS pasi që, për shkak të vërshimeve në vendin tonë, shumë trafostacione janë në ujë dhe nuk mund të specifikojmë orar të caktuar të rikthimit të furnizimit me ujë , vetëm bazohemi dhe po e përcjellim në vazhdimësi situatën e krijuar deri në stabilizimin e saj.
Njoftimi i plotë:
Fshatrat / Vragolia , Henci , Miradi e Ulët , Sllatina dhe Parku i Biznesit pa ujë të pijshëm,
Prishtinë, 11 janar – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton konsumatorët e këtyre zonave: Vragolia, Henc, Miradi e Ulët, Sllatina dhe Parku i Biznesit se, aktualisht janë pa furnizim me ujë të pijshëm. Arsyeja e mos furnizimit me ujë të konsumatorëve që furnizohen nga stacioni i pompave në fshatin Vragoli, është ndërprerja e energjisë elektrike nga ana e KEDS pasi që, për shkak të vërshimeve në vendin tonë, shumë trafostacione janë në ujë dhe nuk mund të specifikojmë orar të caktuar të rikthimit të furnizimit me ujë , vetëm bazohemi dhe po e përcjellim në vazhdimësi situatën e krijuar deri në stabilizimin e saj.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!