Në Kolumbi organizohet panairi i automobilave

Në Kolumbi organizohet panairi i automobilave

Në panairin e 14-të ndërkombëtar të automobilave që po organizohet në Kolumbi, janë duke u ekspozuar automjetet, makinat e terrenit, kamionçina dhe motoçikletat të mbi 60 markë nga mbarë bota, raporton AA, përcjell Kosova Post.

Panairi i cili është duke u mbajtur në qendrën e panaireve dhe kongreseve Corferias të kryeqytetit Bogota do të qëndrojë i hapur deri më 18 nëntor.

Sipas njoftimit të bërë nga Corferias thuhet se në panair priten mbi 200 mijë vizitues, ndërsa në sektorin e automjeteve në Amerikën Latine në pjesën e parë të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar është shënuar një rritje prej 7 për qind.

Shitjet në këtë sektor, në Ekuador janë rritur për 56 për qind, në Brazil 14 për qind, në Kili 20 për qind dhe në Argjentinë 11 për qind.