Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, është duke raportuar Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, raporton Kosova Post.
Deputetja Duda Balje, e ka ngritur çështjen e bartjes së shamisë në shkollat publike, përkatësisht diskriminimi i vazhdueshëm që iu është bërë vajzave me shami, në shkollat publike.
Një udhëzim administrativ i cili ka hyrë në fuqi në kohën e Ministrit Agim Veliu, i vitit 2014-të, ka shkaktuar një debat të gjatë e të papërfunduar në opinionin publik.
“Në qoftë se e marrim Kushtetutën si bazë, vajzat me shami kanë të drejtë të shkollohen” – ka thënë qartë dhe shkurt Duda Balje./KosovaPost/