“Kështu ndodh me botën mashkullore shqiptare!Kjo botë është e veçantë dhe orientimi i tyre është me pa se çka fshihet nën leshrat e butë!
Pikërisht, sot deri sa po qëndroja bashkë me një shoqe në një byfe të njohur në Prishtinë, afër tavolinës tonë, shumë afër nesh argëtoheshin katë djem të rinj!Po ju sjelli debatin e tyre, aq sa munda ti kuptoj!Secili shihte celularin dhe komentonin të rreshurat e ditëve tona:
I pari:Aaa, po Vjosa n’Shipni paska dalë pre shtrati!Moti, koha nuk qenka e mirë!
I dyti:Pooo, shih makinat në ujë, nuk lëvizet!
I treti:Akoma nuk ke pa gjë!Shih një ballon si e ka ngritë fustanin!Uh, sa fortë, se e fortë, shumë e fortë!Megjithatë nuk ma bëri qejfin, nuk ma bëri sepse nuk e kishte ngritur edhe pak fustanin!
I katërti:Lene lumin Vjosa, e liqenet andej kufirit, por po dolën projet nga shtrati në Kosovë, atëherë kemi se çka me pa;tonat nuk krahasohen me ballonat, tonat krahasohen me kodrat; e ke idenë kodra në një anë, në anën tjetër një kodër lezet Kosove!
Unë me shoqen time e lëshuam byfenë, ngase sa nuk plasëm duke qesh me fantazitë e rinisë tonë!I thash shoqes, të largohemi nga këtu se ne për këta qenkemi ballona e kodra!”
Liza BEQAJ/anews24