Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë dhënë detaje për disa raste të zjarrvënies dhe incidenteve me zjarrin, me ç’rast janë detyruar të përfshihen edhe zjarrfikësit, raporton Kosova Post.
Këto janë rastet:
ZJARRVËNIE
• Fsh. Bërrnicë e Epërme, Prishtinë 20.08.2021 – 15:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar ka djegur disa hamullore në afërsi të pronës së tij dhe nga zjarri janë djegur rreth dyzetë fidanë pemë pronë e ankuesit. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit.
• Fsh. Bllatë, Podujevë 20.08.2021 – 14:42. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë djegur rreth 50 hektar tokë pronë private, tetë (8) objekte të pa banuara, një kamion si dhe disa shtylla elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe kanë lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fshati Dobërqan, Gjilan 20.08.2021 – 11:25. Ankuesi mashkull kosovar, inspektor për vlerësimin e zjarreve, ka informuar se rreth 4 hektar janë përfshirë në zjarr. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarri. Rasti është duke u hetuar.
INCIDENT ZJARRI
Fsh. Kukuljan, Dragash 20.08.2021 – 10:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar për një zjarr në një livadh pronë private. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
ZJARRVËNIE
• Rr. Shotë Galica, Gjakovë 20.08.2021 – 02:50. Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një kioskë druri pronë e ankuesit mashkull kosovar i cili e kishte shfrytëzuar për shitje të artikujve ushqimor.
• Rr. Martiret Camaj, Gjakovë 20.08.2021 – 16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një fushë i kishte vënë zjarrin mbeturinave. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPost/