Në mesin e 45 viktimave si pasojë e aksidentit të rëndë në Bullgari, saktësisht në autostradën e Strumës janë edhe 12 fëmijë.
Drejtuesi i shoferit njoftohet të jetë shtetas i Maqedonisë së Veriut kurse përmes këtij autobusi po udhëtonin 52 persona.
Të njëjtit ishin duke u kthyer nga Stambolli.
“Autobusi ishte përfshirë nga flakët derisa shkaqet janë duke u hetuar”, tha për BTV drejtori i përgjithshëm i Policisë Kombëtare, Stanimir Stanvec.
“Kemi 45 viktima, shtatë persona kanë arritur të zbresin nga autobusi i djegur. Tragjedia është se ka shumë fëmijë”, tha ai