Në mbledhjen e paraparë për sot, anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, janë detyruar të shkojnë në pauzë, shkruan Kosova Post.
Arsyeja pse deputetët, anëtarë të këtij komisioni, kanë shkuar në pauzë, lidhet me mungesën e kuorumit.
Në rend dite në Komision është shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021./KosovaPost/