Qeveria e Federatës së Bosnjes dhe Hercegovnës, ka shpallur 11 korrikun Ditë Zie për viktimat e Srebenicës, transmeton Kosova Post.
Në arsyetimin e këtij vendimi të cilin e miratoi dje qeveria, thuhet se gjatë luftës së fundit në territorin e BiH ” u kryen krime të shumta” dhe se ndodhën tragjedi me përmasa të mëdha, por që “për sa i përket brutalitetit dhe numri i viktimave është krimi më i rëndë, domethënë gjenocidi i kryer në Srebrenica “, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Bosnjes e Hercebovinës.
Anëtarët e Organizatës së Familjarve të ushtarëve e civilëve të zhdukur dhe të vrarë të Srebrenicës më parë kërkuan që Këshilli i Ministrave të shkarkojë, Ministrin e Punëve të Jashtme në Këshillin e Ministrave të BiH, Biser Turkoviq, për shkak të iniciativës për të deklaruar korrikun 11 në ditë zie, raporton Tanjug.Me iniciativën e saj, Turkoviq u kërkoi ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë të BiH të ulnin flamujt në gjysmë shtizë në Ditën e Përkujtimit të viktimave të Srebrenicës.
Anëtari serb dhe kryetari i Presidencës së BiH, Milorad Dodik, i kërkoi ambasadorit të BiH nga Republika Srpska të mos e bënte atë./Kosova Post/