2.500 shtëpi janë përmbytur që nga qershori për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur, njoftoi Mbrojtja Civile e vendit, transmeton Kosova Post.
Në Niger 35 njerëz vdiqën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur, shkruan AA.
Institucioni i Mbrojtjes Civile publikoi shifrat më të fundit mbi përmbytjet në vend.
Në një deklaratë me shkrim, thuhet se 2.500 shtëpi janë përmbytur që nga qershori për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur.
Në deklaratë thuhet se 26.532 persona u prekën nga përmbytjet, 20 persona humbën jetën duke qenë nën ndërtesat e shembura për shkak të përmbytjeve dhe 15 tjerë janë mbytur.
Përmbytjet ndodhin shpesh në Niger gjatë sezonit të shirave nga qershori deri në shtator.
Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 350.000 njerëz u prekën nga përmbytjet dhe 73 persona humbën jetën.