Emrat e atyre që nuk ishin vaksinuar apo që kishin marrë vetëm dozën e parë, janë thirrur përmes altoparlantit të xhamisë dhe u është kërkuar të vaksinohen.
Ndodh edhe kjo: Për të nxitur më shumë njerëz që të vaksinohen kundër koronavirusit, punonjësit e autoritetit shëndetësor në Turqi kanë përdorur mjete të dyshimta.
Në një fshat në krahinën lindore të Musit, emrat e atyre që nuk ishin fare të vaksinuar apo që kishin marrë vetëm dozën e parë të vaksinës, janë thirrur përmes altoparlantit të xhamisë lokale. Përmes kësaj thirrjeje atyre u është kërkuar të vaksinoheshin, bën të ditur portali turk i lajmeve Ntv.
Ekipet shëndetësore janë gjithashtu në lëvizje në të gjithë krahinën, duke shkuar derë më derë dhe duke promovuar vaksinimin.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth 57 për qind e njerëzve të moshave mbi 18-vjeçare në provincën Mus janë vaksinuar deri më tani. Po të krahasohet me provincat tjera turke, Musi është nga mesi i listës.