Rastin e ka raportuar kunata e pronarit, ndërsa ky i fundit jeton jashtë vendit, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit 24 orësh, rasti ka ndodhur në Viti.
“Viti, 16.11.2021 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga shtëpia e kunatit të saj, i cili jeton jashtë vendit, persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari” – thuhet ndër të tjera në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se njësitë policore janë duke hetuar rastin./KosovaPost/