Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy burra janë arrestuar nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre, transmeton Kosova Post.
Rastet kanë ndodhur në Podujevë dhe Obiliq.
Këto janë detajet e raportit:
Obiliq 24.09.2021 – 09:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Podujevë 25.09.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPost/