Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë hedhë në oborrin e shtëpisë së tij dy shishe të mbushura me lëndë djegëse.
Njëra nga shishet e hedhura sipas ankuesit ishte e ndezur, por është fikur nga djali i ankuesit.
” Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të pa njohur në oborrin dhe shtëpinë e tije kanë hedhur dy shishe të mbushura me lëndë djegëse. Njëra nga shishet e hedhura sipas ankuesit ishte e ndezur, por është fikur nga djali i ankuesit. Nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.