Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, në hapjen e Panairit të 10-të Ndërkombëtar të Armëve dhe Pajisjeve Ushtarake “Partner 2021” në Beograd, tha se investimet në zhvillimin industrisë dhe forcimin e teknologjisë industrisë ushtarake do të vazhdojë, në mënyrë që Serbia të mos poshtërohet e rrezikohet transmeton Kosova Post.
Duke theksuar se politika e Serbisë është të ruajë paqen dhe stabilitetin, Vuçiq vuri në dukje rëndësinë e forcimit të teknologjisë ushtarake, për pajisjen e ushtrisë me armë moderne.
“Kur flasim për paqen dhe stabilitetin, në botën e interesave është imperativ që të mos ketë lëmoshë për të dobëtit, e respekt për të fortët, prandaj është e rëndësishme të zhvillojmë teknologjinë ushtarake për ta ruajtur paqen e stabilitetin”, tha Vuçiq.
Sipas tij, zhvillimi i industrisë ushtarake është tejet i rëndësishëm në mënyrë që Serbia të mos poshtërohet dhe rrezikohet.
Ai shtoi se shteti serb, gjatë të gjitha fazave të ekzistencës së tij, ishte i njohur për industrinë e tij të mejeteve ushtarake dhe theksoi se në vitet e fundit, si ushtria ashtu edhe industria ushtarake e tij tek populli kanë besueshmërinë më të lartë.
Në panair u prezantuan sisteme komplekse artilerie dhe raketash, armë të vogla dhe municion, automjete të blinduara luftarake dhe pajisje elektronike. radarë të rinj, mbrojtje të pajisjeve balistike, anije patrullimi…, shkruan danas. Panairi Ndërkombëtar i Armëve dhe Ushtrisë u organizua në Beograd në të njëjtën kohë me Samitin e të Painkuadruarve.sh,o./Kosova Post/