Në Poliklinikën ‘Lanti’ në Prishtinë, mjeku Thakral po bënë mrekulli, kthen shikimin e humbur të syve

Në Poliklinikën ‘Lanti’ në Prishtinë, mjeku Thakral po bënë mrekulli, kthen shikimin e humbur të syve

Zbulimet dhe hulumtimet nga shkencat e mjekisë që bëhen çdo kohë në Evropë kanë arritur edhe tek ne, duke na ndihmuar kështu në përmirësimin e jetës dhe kushteve mjeksore, për t’iu afruar standardeve evropiane.

Përpjekjet për të investuar dhe përmirësuar këto shërbime ndodhin pa përjashtim, edhe në fushën e oftalmologjisë. Këto intervenime kanë ndihmuar në futjen në funksion të metodave të reja, moderne të diagnostifikimit, trajtimit dhe aparaturës moderne, të cilat i sjellë në Kosovë Poliklinika “Lanti”.

Poliklinka “Lanti” është hapur 6 vite më parë në Prishtinë, si një nga klinikat me moderne në rajon, qëllimi i cilës ka qenë që çdo inovacion që behët në fushën e Oftalmologjisë të jetë edhe në Kosovë.

Drejtori i Poliklinikës Lanti, Azem Salihu rrëfen se si ka arritur të vijë të investoj nga Zvicra në Kosovë, për kërkesat e pacientëve dhe nevojën e zgjerimit të shërbimeve prej Optikës, ordinancës deri në investimet ri  në Poliklinikë të Oftalmologjisë.

“Nga Zvicra kemi ardhur në Kosovë në vitin 2001 për te investuar në vendlindje edhe ne kemi qenë një ndër të parët që kemi dëshiruar për të investuar në Kosovë. Fillimisht kemi investuar në lëmin e optikës dhe ordinancën e syrit. Kërkesat e pacientëve shtuan dhe ne investuam në oftalmologji, që t’i kenë të gjitha në një vend si në shtëpi, pra investuam në hapjen e një spital modern dhe vendosëm të investojmë në Prishtinë. Fillimisht kemi hapur poliklinikën në Lagjen Larishtë në Prishtinë dhe kemi gjatë vite që ofrojmë shërbimet oftalmologjike. Jemi munduar të bëjmë një nga Klinikat më moderne në rajon që të ofrojmë çdo shërbim  duke qenë një hap me të arriturat e shkencës së mjekësisë me gjithë, pra të gjitha të rejat e shkencës së mjekësisë nga gjithë bota ti sjellim edhe në Kosovë “,është shprehur Salihu.

Me tej, Salihu spjegon takimin me doktorin nga India Anurag Thakral, i cili tashmë kryen të gjitha intervenimet e syrit në Kosovë.

“Duhet me tepër për të bërë në lëmin oftalmos, pasi që Kosova ka nevojë, rastësisht në Zvicer në një Kongres të Oftalmologjisë, jam takuar me doktorin indian Anurag Thakral të cilit i shpjegova për vendin tim si vend i ri por që kemi nevojë për ekspert të nivelit botëror dhe ky  premtoi që do ta vizitoi Kosovën dhe pas gjashtë muajve ka ardhur në Kosovë, dhe vendosi të investojë për Kosovën. Jam ndjerë shumë i respektuar me ardhjen e Thakral i cili njihet si renitologu në nivel botërorë,dhe ka një bagazh të larmishëm në trajtimin e retinës, kthimin e shikimit tek pacientët që kanë probleme të tilla. Trajtimin e retinës për kthimin e shikimit  nuk arrijnë ta bëjnë secili mjekë, janë të pakt ata sepse është jë punë e mundimshme, por këtë e bënë mjeku Thakral “, tha Salihu.

Krejt në fund, Salihu tregon se si ka arritur që pacientet t’i kenë të gjitha mundësit në një vend e të mos kenë nevojë qe të dalin jashtë vendit.

“Idea ime ka qenë që ti kem të gjitha në një vend. Optikën, optimetrinë, oftamologjinë, Kirurgjinë kam dashur që të gjitha t’i kem në një vend, të mos ketë nevojë pacienti me shëtitë nëpër rajon apo edhe më larg por ti ketë të gjitha në vendin e vet”, përfundoi Drejtori i poliklinikes Lanti, Azem Salihu.

Ndërsa për të gjitha sëmundjet e syrit dhe intervenimet që ai mund ti realizojë me profesionalizimin dhe përkushtimin human, tregon vetë doktori indian Anurag Thakral në një intervistë të dhënë për Kosova Post.

Kosova Post: Çka janë sëmundjet retinale?

Thakral: Retina është pjesa e pasme dhe më e ndjeshme e syrit. Sëmundjet e kësaj pjese quhen sëmundje retinale. Sëmundjet që kam hasur më së shumti tek pacientët kosovarë janë: RETINOPATI DIABETIKE tek pacientët diabetikë,RETINOPATI HIPERTENSIVE tek pacientët me tension të lartë të gjakut. Kam hasur edhe sëmundje  të rralla,por që në Kosovë janë të shpeshta si: sëmundje kongjenitale si p.sh. RETINITIS PIGMENTOSA, Makulopati si p.sh. DISTROFIA MAKULARE E STARGARDTIT , etj”, theksoi Thakral.

Kosova Post: Si mund të dallojmë sëmundjet e Retinës nga ato të Kataraktës dhe cila duhet të trajtohet më herët?

Thakral: Shumë pyetje me vend. Katarakta është një nga sëmundjet më të shpeshta të syrit. Kur operohet Katarakta, trajtohet totalisht, është gjendje reverzibile, por sëmundjet e Retinës nëse nuk trajtohen me kohë, mund të shkaktojnë dëmtime ireverzibile tek syri. Është shumë e rëndësishme të diagnostifiken gjendjet e Retinës me kohë dhe të trajtohen sa më herët.

Kosova Post: Çfarë lloje të operacioneve Retinale i bëni në Indi?

Thakral: Unë jam një kirurg vitroretinal dhe merrem me raste të komplikuara, si p.sh. Çkolitje Retinale të komplikuara , RETINOPATI DIABETIKE të fazës së fundit, dhe komplikime kirurgjike si p.sh. Nëse ka ndodhur ndonjë komplikim gjatë operacionit të Kataraktës, apo ndonjë infeksion, unë i menaxhoj ato raste dhe e rikuperoj shikimin e pacientit. Këto janë operacione emergjente dhe të menaxhimit të komplikimeve, operacione të rrezikut të lartë.

Kosova Post: A do ti bëni të gjitha këto operacione edhe në Kosovë?

Thakral: Po, lajmi i mirë është që kemi sallën e operacioneve me gjitha aparaturat për këto operacione të komplikuara Retinale, dhe jam i lumtur të them se tani të gjitha këto operacione mund ti bëjmë këtu tek POLIKLINIKA “LANTI” në Kosovë.

Kosova Post:  Për fund a keni ndonjë mesazh për popullin e Kosovës?

Thakral: Po, mesazhi im për popullin e Kosovës është se për çdo problem të syrit mund të vini tek ne, veçanërisht rastet e komplikuara dhe nuk keni nevoj të kërkoni shërim jashtë shtetit dhe të harxhoni shumë para, tani shërimin e keni te dera e shtëpisë suaj. Jeni të gjithë të mirë