Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Ministria e Jashtme e Rusisë: Lufta bërthamore nuk është në interesin tonë

    Ministria e Jashtme e Rusisë: Lufta bërthamore nuk është në interesin tonë

    Turqia dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga lufta

    Turqia dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga lufta

    Danimarka do të investojë 5.5 miliardë dollarë në luftanije të reja

    Danimarka do të investojë 5.5 miliardë dollarë në luftanije të reja

    Presidenca i reagon Grenellit: Ai po gënjen kur i referohet deklaratës së Osmanit

    Grenell sulmon Kurtin pas dështimit të marrëveshjes: E ka refuzuar çdo ide të presidentëve amerikanë

    Festa e shfrenuar e kryeministres shkakton debate në Finlandë

    Festa e shfrenuar e kryeministres shkakton debate në Finlandë

    85-vjeçari francez pranon Islamin

    85-vjeçari francez pranon Islamin

    Inteligjenca britanike: Lufta në Ukrainë do të hyjë në një fazë të re me luftime më të ashpra

    SHBA-ja i dërgon Ukrainës raketat e fuqishme për shkatërrimin e radarëve

    Kriza energjetike evropiane po afekton edhe Kosovën

    Kriza energjetike evropiane po afekton edhe Kosovën

    Komunat ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    KEDS fillon takimet intensive me institucionet për kursim të energjisë elektrike

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Prejardhja e emrit Shqiptar!!! A e dinit se nga vjen emri ynë?

    Prejardhja e emrit Shqiptar!!! A e dinit se nga vjen emri ynë?

    Burra Shqipërie… “Zogu çoi në parlament këmishën time të natës me provën e virgjërisë”, – kujton Geraldina

    Burra Shqipërie… “Zogu çoi në parlament këmishën time të natës me provën e virgjërisë”, – kujton Geraldina

    Çfarë i shkruante Sami Frashëri Jeronin de Radës?

    Çfarë i shkruante Sami Frashëri Jeronin de Radës?

    Hoxha Hasan Tahsin, patriot për mbrojtjen e trojeve shqiptare

    Hoxha Hasan Tahsin, patriot për mbrojtjen e trojeve shqiptare

    Pas gjysmëshekulli, Akademia i kërkon falje për fjalimin e saj aktores indiane që e refuzoi Oscarin në emër të Marlon Brandos

    Pas gjysmëshekulli, Akademia i kërkon falje për fjalimin e saj aktores indiane që e refuzoi Oscarin në emër të Marlon Brandos

    Nafta në Shqipëri më e shtrenjta në Evropë sipas fuqisë blerëse

    Bie çmimi i karburanteve në tregun ndërkombëtar – nafta më e lirë prej kohës kur Rusia pushtoi Ukrainën

    Omer Hajami dhe Selman Rushdie

    Omer Hajami dhe Selman Rushdie

    Si shekujt e vetë-izolimit e shndërruan Japoninë në një nga shoqëritë më të qëndrueshme në botë

    Si shekujt e vetë-izolimit e shndërruan Japoninë në një nga shoqëritë më të qëndrueshme në botë

    Historia e panjohur e rusit të bardhë, Bespallov, që vuajti 7 vjet në Spaç: Kadri Hazbiu s’ia fali kurrë…

    Historia e panjohur e rusit të bardhë, Bespallov, që vuajti 7 vjet në Spaç: Kadri Hazbiu s’ia fali kurrë…

    Idetë komuniste ekzistonin shumë kohë para Marksit

    Idetë komuniste ekzistonin shumë kohë para Marksit

    Sot ” E zeza në të bardhën” shpalos planin, Abazoviq për kryeministër

    Malazezët, deri në shekullin XIX nuk e kanë mohuar origjinën shqiptare

    Në Bursën e poçarëve

    Në Bursën e poçarëve

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Botë

Në prag të luftës bërthamore?! Inteligjenca britanike: Ja si po tenton Rusia të justifikojë pushtimin e Ukrainës

8 Mars, 2022 12:04
në Botë
Në prag të luftës bërthamore?! Inteligjenca britanike: Ja si po tenton Rusia të justifikojë pushtimin e Ukrainës
Share on FacebookShare on Twitter

Associated Press

Gjatë një bisede private përmes video-lidhjes me ligjvënësit amerikanë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fundjavës bëri një lutje “dëshpëruese” që Shtetet e Bashkuara t’i ndihmojnë Kievit që të sigurojë më shumë avionë luftarakë për t’u përballur me pushtimin e Rusisë dhe për të mbajtur kontrollin e hapësirës së tij ajrore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni ka dhënë “dritën e gjelbër” për këtë ide dhe aktualisht po shikon “në mënyrë shumë, shumë aktive” për një propozim, sipas të cilit, shteti fqinj i Ukrainës, Polonia, ta furnizojë Kievin me avionë luftarakë të kohës sovjetike dhe në këmbim të marrë avionë amerikanë të tipit F-16.

Lexo Edhe:

Ukraina kërkon të evakuojë rajonin lindor të Donetskut para dimrit

Deputeti ukrainas, me rezolutë në parlament, kërkon që Ukraina ta njohë Kosovën

Manovrat ushtarake pranë Tajvanit, Blinken: Të pajustifikueshme, Kina po përshkallëzon situatën

Megjithatë, ky propozim është i mbushur me pasiguri dhe Polonia publikisht ka qenë më pak entuziaste për të, gjerësisht për shkak se Rusia ka paralajmëruar se ndihma ndaj forcave ajrore të Ukrainës do të shihej nga Moska si pjesëmarrje në konflikt dhe do të mund të hapte mundësinë për kundërpërgjigje. Ndërkaq, komentet zyrtare nga NATO dhe Polonia kanë qenë vetëm për të konfirmuar vazhdimin e bisedimeve për këtë çështje.

Pse i duhen Ukrainës avionë luftarakë?

Forcat ajrore ukrainase përdorin avionë sovjetikë MiG-29 dhe Su për të mbrojtur qiejt dhe territorin e tyre nga pushtimi ushtarak i Rusisë që nisi më 24 shkurt. Ukraina ka bërë thirrje për avionë shtesë në mënyrë që të mund të vazhdojë këtë mision në terma afatgjatë.

Forcat ajrore ukrainase janë në disavantazh numerik në krahasim me forcat ajrore ruse, por pilotët ukrainas kanë vazhduar të kryejnë misione luftuese dhe kanë pretenduar se kanë vrarë ushtarë rusë, pavarësisht se ushtria ruse ka pretenduar se ka shtypur fuqinë ajrore ukrainase.

Pse jo avionë luftarakë amerikanë?

Pilotët ushtarakë të Ukrainës nuk janë të trajnuar që të fluturojnë avionë luftarakë amerikanë dhe janë më të përgatitur që të manovrojnë MiG-29 apo avionët Su, që aktualisht përdoren nga ish-shtetet sovjetike që janë anëtare të NATO-s, siç janë Polonia, Bullgaria dhe Sllovakia.

Pilotët ukrainas do të ishin në gjendje që të operonin menjëherë me avionët MiG, por Polonia duket se nuk është shumë entuziaste që të humbë një pjesë të konsiderueshme të flotës së saj ajrore pa marrë avionë zëvendësues. Avionët F-16, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, po bëhen shtylla kryesore e forcave ajrore të Polonisë, teksa ky shtet po modernizon ushtrinë.

Blinken tha se ka “dritë të gjelbër” për Poloninë që t’i dërgojë avionë Ukrainës.

“Ne po shikojmë në mënyrë aktive për çështjen e avionëve që Polonia mund t’i japë Ukrainës dhe po shikojmë se si ne mund të kompensojmë nëse Polonia vendos të furnizojë [Kievin] me këta avionë. Nuk mund të flas për afate, por mund t’iu them se ne po e shikojmë këtë çështje në mënyrë shumë, shumë aktive”, tha Blinken të shtunën gjatë vizitës në Moldavi.

Megjithatë, përgjigja e Polonisë ka qenë e përmbajtur.

“Sa i përket dërgimit të avionëve, vetëm mund të përsërisë se ende nuk është marrë vendim për këtë çështje”, tha zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Mueller.

Për lajme në kohë reale nga lufta në Ukrainë, na përcillni në këtë blog.

Mueller hodhi poshtë pretendimet se Polonia mund t’i ofrojë bazat e saj ajrore për avionët luftarakë ukrainas. Rusia ka pretenduar se Rumania dhe disa shtetet të tjera, që nuk ka treguar se për cilat bëhet fjalë, kanë pranuar që avionët luftarakë ukrainas të vendosen në shtetet e tyre.

Ndërkaq, Polonia ka mbështetur Ukrainën, si në aspektin politik duke mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial, dhe në aspektin humanitar pasi ka hapur dyert për refugjatët nga shtetet që nuk janë anëtare të BE-së.

Pse Polonia nuk është e vendosur?

Pavarësisht qëndrimit mbështetës ndaj Ukrainës, Varshava po përballet me një vendim qenësor dhe sfidues sa i përket furnizimit të Kievit me avionë.

Rusia ka paralajmëruar fqinjët e Ukrainës kundër pranimit të avionëve luftarakë në territoret e tyre, duke thënë se Moska do ta konsiderojë këtë si “përfshirje ushtarake në konflikt” të këtyre shteteve. Ky paralajmërim mund t’i hapë rrugë armiqësive.

Fjalët e Rusisë mund të merren si një paralajmërim më i gjerë kundër ndihmës ndaj forcave ajrore ukrainase.

Polonia po ashtu është në kufi me Rusinë, përmes enklavës së Kaliningradit, dhe ndan një kufi të gjatë me aleaten e Rusisë, Bjellorusinë. Raportet midis Varshavës dhe Moskës kanë qenë në pikë të ulët që prej se Qeveria e krahut të djathtë erdhi në pushtet në Poloni më 2015.

Probleme të tjera

Një prej problemeve kryesore do të jetë – nëse vendoset që Ukraina të furnizohet me avionë – se ku avionët MiG do të vendosen, pasi ata nuk mund të vendosen në territorin e NATO-s. Është e paqartë nëse Ukraina do të jetë në gjendje t’i pranojë avionët dhe t’i mirëmbajë ata në terma afatgjatë, duke pasur parasysh luftën që po zhvillohet në këtë shtet.

Një tjetër pyetje që ende nuk ka përgjigje është se si do të dërgoheshin këta avionë në Ukrainë. Pilotët polakë, të cilët po ashtu janë pilotë të NATO-s, nuk mund t’i fluturojnë avionët për në Ukrainë pa rrezikuar përfshirjen e NATO-s në konflikt, dhe nëse pilotët ukrainas shkojnë në Poloni për t’i marrë këta avionë, sërish do të paraqitej një problem i ngjashëm.

Po ashtu është edhe problemi i bllokadave në prodhimin e avionëve F-16, që nënkupton se çdo shtet që do t’i japë Ukrainës avionët MiG dhe Su, do të duhet të presë që t’i vijnë si kompensim avionët e prodhimit amerikan.

Senatori amerikan, Marco Rubio, e ka përmbledhur këtë situatë kështu: “Ka komplikime që vijnë me këtë çështje. Nuk është aq e lehtë thjesht të dërgohen avionët. Ju duhet t’i fluturoni këta avionë, duhet t’i dërgoni diku dhe t’i ateroni. Dhe… rusët kanë lëshuar diku mes tetë deri në 12 raketa në një aeroport në perëndim të Ukrainës. Dhe është thjesht pjesë e një strategjie për të penguar ata që të lëvizin avionët”, tha Rubio, senator republikan nga shteti i Floridës.rel.

Etiketat: Anthony BlinkenAvionëUkraina
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Liria e praktikimit të fesë në institucionet publike

Për një pakt kulturor kombëtar

18 Gusht, 2022
Ministria e Jashtme e Rusisë: Lufta bërthamore nuk është në interesin tonë

Ministria e Jashtme e Rusisë: Lufta bërthamore nuk është në interesin tonë

18 Gusht, 2022
Turqia dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga lufta

Turqia dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga lufta

18 Gusht, 2022
Danimarka do të investojë 5.5 miliardë dollarë në luftanije të reja

Danimarka do të investojë 5.5 miliardë dollarë në luftanije të reja

18 Gusht, 2022
Presidenca i reagon Grenellit: Ai po gënjen kur i referohet deklaratës së Osmanit

Grenell sulmon Kurtin pas dështimit të marrëveshjes: E ka refuzuar çdo ide të presidentëve amerikanë

18 Gusht, 2022

Tjera nga rubrika

Lajçak për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi: Në parim njerëzit duhet të kenë të drejtë të votojnë

Lajçak pas takimit me Kurtin: Presim marrëveshje për të shmangur krizën

19:35

Mark Zuckeberg i “çmendur” pas Dua Lipës, kësaj here i përmendi dhe Shqipërinë!

Mark Zuckeberg i “çmendur” pas Dua Lipës, kësaj here i përmendi dhe Shqipërinë!

12:59

Vetura godet një të mitur në Pejë

Vetura godet një të mitur në Pejë

18:35

Pushtimi rus i Ukrainës ka dështuar, thotë sekretari britanik i mbrojtjes

Pushtimi rus i Ukrainës ka dështuar, thotë sekretari britanik i mbrojtjes

07:26

Një anije tjetër me drithëra niset nga Ukraina

Një anije tjetër me drithëra niset nga Ukraina

08:22

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.