Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë në tri qytete të mëdha: Prishtinë, Prizren dhe Gjilan, transmeton Kosova Post.
Veç këtyre qyteteve, edhe në Podujevë, kandidati i Vetëvendosjes Shpejtim Bulliqi, po prinë përpara.
Në Prizren, pas procesimit të mbi 77% të votave, kandidati i Vetëvendosjes prinë me 39.66% të votave, i ndjekur nga Shaqir Totaj me 31.88% të votave.
Në Prishtinë pas procesimit të 59.66% të votave, Arben Vitia po prinë me 42.84% të votave, duke i lënë prapa kandidatët e tjerë.
Në Gjilan, kandidati i Vetëvendosjes Alban Hyseni po prinë me 44.98% të votave.
Në Podujevë Shpejtim Bulliqi me 44.39%.
Numërimi ende nuk ka përfunduar, në asnjërën prej këtyre komunave./KosovaPost/