Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është regjistruar një rast lëndimi trupor, nga mjeti i mprehtë, shkruan Kosova Post.
Rasti ka ndodhur dje pasdite në Prizren.
Sipas raportit:
“Viktima mashkull kosovar (i mitur) ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i mitur). Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar. I dyshuari gjendet në arrati.”
Bëhet e ditur, po ashtu, se rasti është duke u hetuar./KosovaPost/