Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Prishtinë, në rrugën Agim Ramadani, transmeton Kosova Post.
Bëhet fjalë për një vjedhje në një restorant.
“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 15.10.2021-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se deri sa ka qenë duke qëndruar në restorant, ka vërejtur se i mungonte çanta e krahut në të cilin ka pasur portofolin me para, kartela bankare, dokumente identifikuese, çelësat e veturës dhe të shtëpisë, telefonin, si dhe një orë dore” – thuhet ndër të tjera në raport.
Sipas policisë, rasti mbetet nën hetime./KosovaPost/