Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën, Arben Vitia , ka votuar sot për garën e të parit të Prishtinës.
I shoqëruar nga gruaja e tij, Vitia ka hedhur votën në qendrën e votimit në shkollën “Ali Sokoli’.
Vitia, pas votimit , deklaroi se sot është ditë e mirë për kryeqytetin.
“Pas votimit, bashkë me Meritën në rrugën B po e pijmë nga një kafe. Ditë e mirë për kryeqytetin”, shkroi ai.
Ai poashtu tha se ditë të mira po vinë për Prishtinën.
“Është një ditë thelbësore për demokracinë edhe për shtetit tonë, sot vendoset fati i kryeqytetit tonë ndaj është e rëndësishme që secila dhe secili të marrin pjesë në këtë proces të votimit, prandaj bëj ftes që masivisht të gjitha bashkëqytetaret dhe bashkëqytetarët tonë të dalin në këto zgjedhje dhe ta forcojnë demokracinë e të japim shembull demokracisë siç kemi dhënë në këto vitet e kaluara”, u shpreh Vitia.