Nga Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq dhe partia në pushtet, nuk pritet asnjë kërkim falje, qytetarët e Serbisë presin kërkim falje për shkatërrimin e sistemit shëndetësor, për serbët e Kosovës e të cilët Bërnabiq i konsideron qytetarë të Serbisë, kurse ata janë mbetur qytetarë të rendit të dytë, pë atë se elita e saj udhëheqëse premtuan integrimin në BE, por ajo nuk ndodhi e as nuk do të ndodhë, thonë bashkëbiseduesit e Danas-it, transmeton Kosova Post.
Kujtojmë se Kryeministri i Greqisë, Kirjakos Mitsotakis, u kërkoi falje qytetarëve për dështimin e autoriteteve në shuarjen e zjarrit, prandaj shtrohet pyetja a do të kërkojë falje kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, dhe pritet nga ajo kërkimfalja.
Aktori Sergej Trifunoviq thotë se grupi i autoriteteve nuk e di se çfarë do të thotë fjala “më fal”.
“Ajo (Bërnabiq) nuk e di se çfarë do të thotë fjala më ‘fal’. Këtë fjalë nuk e dinë e gjithë garnitura e pushtetit. Ata nuk i perceptojnë pozicionet e tyre si një shërbim ndaj njerëzve. Nga përvoja, ata e shohin vetën si faraonët egjptas, pra gjysmë perëndi’, tha Trifunoviq për Danasin.
Ngjashëm mendon edhe dramaturgia Minja Bogavac, e cili thotë se qeveria jonë nuk kërkon falje në asnjë fushë.
“Aty ku duhet të thonë ‘më fal’, thonë ‘Gjilas’. Dhe kur bëhet fjalë për pritjet, prisni vetëm më të keqen’, tha ajo.
Slobodan Georgiev, drejtor i Newsmax Adria, nuk pret se kryeministrja Bërnabiq do të kërkojë falje, ai kërkon që Bërnabiq të jap dorëheqje.
“Pres që ajo të japë dorëheqjen dhe të shkojë të merret me ‘fermat e erës’, tha Georgiev.
Kur bëhet fjalë për shëndetin, anesteziologu Rade Paniq, thotë se Kryeministrja Bërnabiq së pari duhet të kërkojë falje për shkeljen e të gjitha ligjeve ekzistuese dhe për krizën që ka krijuar.
“Bërnabiq nuk dëgjoi Institutin për Shëndetin Publik dhe Komisionin për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive, ajo tashmë po punon siç i thotë shefi i saj. Ajo duhet të kërkojë falje për faktin se deponia po digjet tash sa muaj dhe se nga tymi po shpërndahen substanca kancerogjene, kjo do të ketë pasoja për shumë vite në të ardhmen”, tha Paniq.
Ai thotë se kryeministrja Bërnabiq duhet të kërkojë falje edhe për mënyrën e pastrimit të parave.
“Kryeministrja dhe pushtetarët tjerë duhet tu kërkojnë qytetarëve, sepse paratë e tyre nuk shkojnë për shëndetin dhe ruajtjen e shëndetit dhe të ardhmes së Serbisë, por në xhepat e tyre privatë. Sepse gjithçka që ata bëjnë është të shkatërrojnë kujdesin shëndetësor shtetëror”, thotë Paniq.
Marko Jaksiq, një avokat nga Mitrovica e Veriut, një ish -këshilltar nga lista “Serbia, Demokracia, Drejtësia – Oliver Ivanoviq”, thotë se është një listë e gjatë për çka të kërkojë falje kryeministrja Bërnabiq.
‘Ajo ka bërë shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe ligjeve, mbyllje dhe dobësim të institucioneve, kufizim të lirive (fjalës, shoqatës, opinionit, zgjedhjeve) dhe demokracisë, integrim të detyruar në sistemin e Kosovës, i cili rezultoi në rritjen e emigrimit . Përveç gjithë kësaj, pamundësia e posedimit të një pasaporte pa viza i bën serbët e Kosovës të klasit të dytë, për të cilët askush nuk ka kërkuar falje. Ne nuk kemi dëgjuar “falje” edhe pas më shumë se 1,300 ditësh nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, sepse ne ende nuk dimë asgjë për historinë e atij krimi, për vrasësit, ndihmësit dhe nxitësit’, thotë Jakshiq.
Dhe kur është fjala për integrimin evropian, Naim Leo Besiri, drejtor i Institutit për Çështjet Evropiane, thotë se Kryeministrja duhet të kërkojë falje qytetarëve sepse ajo bëri më së paku për rrugën evropiane që qytetarët kërkojnë me këmbëngulje.
‘Ajo dhe elita e saj qeverisëse gënjyen se Serbia është demokratike se ata janë për Evropën dhe për herë të parë që nga rënia e Millosheviqit, Serbia po shkon prapa kur është fjala për integrimin evropian. Kjo në fakt do të thotë që krimi dhe shantazhi po lulëzojnë, korrupsioni është i kudogjendur, organet e pavarura janë nën kontrollin e politikës, liria e medias dhe fjalës janë të kërcënuara dhe gjykatat punojnë për të mirën e politikanëve dhe njerëzve të fuqishëm ekonomik. Një vend i tillë nuk mund të jetë pjesë e Evropës, dhe kjo konfirmohet nga fakti se asnjë kapitull i vetëm negociues nuk është hapur për dy vjet. Me fjalë të tjera, nuk ka reformë, nuk ka anëtarësim të Serbisë në BE”, tha Besiri.
Siç shton ai, Kryeministrja duhet të kërkojë falje për gënjeshtrën në ekspozimet e saj se reformat drejt anëtarësimit në BE janë prioritet.
“Nëse anëtarësimi është vërtet i rëndësishëm, Ajo dhe elita e saj pushtetarë të kërkojnë falje që nuk kanë bërë asgjë deri më tani, të zëvendësoni ministrin kompetent Joksimoviq për shkak të rezultateve katastrofike dhe të fillojë urgjentisht zbatimin e ligjeve pa përjashtime. Përndryshe, qytetarët e Serbisë do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian vetëm si të ikur nga vendi i tyre. Ekziston një pritje realiste që Serbia të bëhet si Libani, që më shumë qytetarë të jetojnë jashtë kufijve të saj sesa brenda tyre”, tha Besiri./Kosova Post/