Komuna e Skenderajt ka vendosur disa banera në qytet, në përgatitje të shënimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Por, në njërin prej tyre, emri i Komandantit Adem Jashari, është shkruar gabim.
Në vend të Adem Jashari, emri i komandantit legjendar është shkruar Adam.
Por, ndaj këtij gabimi ka reaguar ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është edhe djali i vëllait të Komandantit Adem Jashari.
Jashari ka shkruar në Facebook se ani pse ky mund të jetë një gabim i ndonjë individi, apo ndonjë kompanie, nuk duhet të lejohet të ikin gabime të tilla.
“E kuptoj që shtypjen e materialeve e bëjnë individ apo kompani të caktuara mirëpo asnjëherë nuk duhet lejuar që të na ikin gabime të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla dhe figura historike si ajo e Komandantit Legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Jashari.