Sipas të dhënave të raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje pasdite, shkruan Kosova Post.
“Skenderaj 11.04.2021 – 20:20. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPost/