Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti figuron të jetë regjistruar më datë 26, ditën e shtunë, shkruan Kosova Post.
Rasti në fjalë është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”
Këto janë detajet e raportit të policisë:
“Skenderaj 26.06.2021-23:00. Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në pyll kishte gjetur viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”
Policia njofton se rasti po vazhdon të hetohet./KosovaPost/