Policia sot ka zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në tri shkollat e mesme të larta në Vushtrri, përcjell KosovaPost.
Si rezultat i kontrollimit në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë thika, një boks hekuri, një pistoletë plastike dhe gjësende tjera.
“Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale do t’i paraqiten prokurorit kompetent. Policia, mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla”, thuhet në njoftimin e policisë.