Policia njofton se në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë, mbrëmë rreth orës 19:20 ka ardhë vetura e tipit “Land Rover” me targa të Shqipërisë e cila drejtohej nga: B.K., (viti i lindje 1999, shtetas i Shqipërisë).
Policia njofton se kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, kanë ardhë në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2019 në Shqipëri.
“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti penal, është konfiskuar vetura dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.