Arrestohet një person pasi nën kërcënimin e armës ka rrahur dhe ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale ish-bashkëshorten e tij.
Kjo e fundit ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është arrestuar, përcjell teve1.info.
“Vushtrri 12.02.2024. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se nën kërcënimin e armës është rrahur dhe detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./