Rasti është cilësuar si ‘vjedhje & kanosje’, dhe ka ndodhur në Fushë Kosovë, shkruan Kosova Post.
“Rr. 28 Nëntori, Fushë Kosovë 12.06.2021 – 17:22. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull pasi që viktimës femër kosovare fillimisht i kishte ekspozuar një thikë e më pas kishte hyr në banesën e viktimës dhe i kishte vjedhur dy telefona, të cilët janë gjetur tek i dyshuari dhe janë sekuestruar” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh.
Policia bënë të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPost/