Dhjetëra qytetarë, me pankarta në duar, po kërkojnë tërheqjen e trustit, sikur që ka propozuar opozita, ndërsa kundërshtojnë qëndrimin e shumicës parlamentare që trusti mos të tërhiqet.
Protestuesit, kundërshtojnë moslejimin e tërheqjes së trustit pensional, ndërsa kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë pro tërheqjes së trustit.
Brohoritën derisa në duar po mbajnë pankartat “Unë të votova ty, ti votoje trustin”, “Djersa është e jona, lejoni kursimet tona”…etj…
Kujtojmë se tërheqja e Trustit në vlerën 30 për qind, është propozuar nga opozita, por është kundërshtuar nga qeveria dhe shumë ekspertë të tjerë, ndërsa edhe FMN-ja ka rekomandimet e saj se tërheqja e trustit nuk është e arsyeshme.
Kujtojmë , tërheqjen e trustit e ka kundërshtuar sot edhe ish-kryeministri e ish-lideri i LDK-së Isa Mustafa.