Nenad Canak (Nenad Çanak), lideri i Bashkimit Social Demokrat të Serbisë (LSV) të Vojvodinës, njoftoi se kongresi i partisë do të mbahet në nëntor dhe se ai nuk do të kërkojë rizgjedhje për kryesinë e partisë, transmeton KosovaPost.
Çanak, i cili është në mesin e politikanëve serbë që njohën gjenocidin e Srebrenicës dhe i bëri thirrje qeverisë serbe që ta njohë zyrtarisht gjenocidin, tha se edhe pse do të largohet nga udhëheqja e partisë, ai nuk do të tërhiqet nga politika.
Në një prononcim për Agjencinë Tanjug, Çanak tha se “Kam 32 vjet që jam në udhëheqjen e LSV-së dhe mendoj se kjo është e mjaftueshme”.