Nëndetësja bërthamore “Knjaz Oleg” lëshoi një raketë balistike “Bulava” nga Deti i Bardhë në kuadër të programit shtetëror të testimit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, transmeton Kosova Post.
“Raketat balistike u hodhën nën ujë dhe objektivi ishte vendi i testimit Kura në Kamçatka. Sipas të dhënave të konfirmuara të kontrollit, raketat mbërritën me sukses në zonën e caktuar në kohën e caktuar”, u specifikua në njoftimin e ushtrisë ruse.
“Knjaz Oleg” është një nëndetëse strategjike bërthamore e gjeneratës së katërt të projektit 955-A “Borej A”.
Ajo është e armatosur me një kompleks të raketave balistike ndërkontinentale “Bulava” dhe armët më të fundit, shkruan sputnik.
“Bulava” ka një rreze veprimi prej 10 mijë kilometrash dhe mund të mbajë 10 koka me fuqi 150 kiloton./sho./Kosova Post.