Nëndetësja e re strategjike bërthamore e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit të Kinës mund të mbajë një raketë që mund të godasë objektiva në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara, shkruan “South China Morning Post”, duke iu referuar burimeve ushtarake, transmeton Kosova Post.
Nëndetësja në fjalë është projekti 094A “Jin”, i cili u prezantua më 30 Prill, me rastin e 72 vjetorit të formimit të Marinës së Ushtrisë Kineze.
Gjithashtu nëndetësja në fjalë mund të mbajë raketa më të fundit ndërkontinentale me karburant të ngurtë JL-3, me një diapazon prej më shumë se 10,000 kilometra (sipas disa vlerësimeve, madje edhe 12,000 kilometra).
“Nëndetësja 094A është një version i modernizuar i nëndetëses së tipit 094. Gjatë ndërtimit të saj, një problem kryesor u zgjidh, lidhur me zhurmën, duke përmirësuar sistemin hidrokinetik dhe të trazuar. Kjo i mundësoi asaj të mbante raketa më të fuqishme JL-3 “, thotë bashkëbiseduesi i gazetës.
Sipas tij, para modernizimit, nëndetësja e këtij lloji ishte e armatosur me një raketë më pak të fuqishme JL-2 që mund të godiste objektiva vetëm në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara. Sipas ekspertëve, raketa JL-3, ashtu si paraardhësit e saj, mund të mbajë disa koka bërthamore.
Për momentin, siç shkruan Sputnik, marina kineze ka gjashtë nëndetëse 094 në modifikime të ndryshme dhe planifikon të ndërtojë edhe dy nëndetëse raketa të këtij lloji për të zëvendësuar anijet e vjetruara të klasit 092./KosovaPost/