Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës ka njoftuar se së bashku me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes, përcjell KosovaPost.
Me këtë marrëveshje, dy ministritë, kanë rënë dakord për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, që mbulon fushat kryesore si: trajnime të përbashkëta, angazhime të përbashkëta operacionale dhe shkëmbim të praktikave më të mira.
Njoftimi i plotë:
E arritur me rëndësi shumë të madhe për Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe partneritetit të fuqishëm me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes.
Sot, së bashku me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z.James Heappey nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes.
Me këtë marrëveshje, dy ministritë, kemi rënë dakord për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, që mbulon fushat kryesore si: trajnime të përbashkëta, angazhime të përbashkëta operacionale dhe shkëmbim të praktikave më të mira.
Falënderim dhe mirënjohje e thellë për Mbretërinë e Bashkuar, për gjithë kontributin dhe mbështetjen e dhënë për vendin, qytetarët dhe ushtrinë tonë!
Shumë urime e na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të përbashkët në të mirën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit kudo në Botë.
Së bashku më të fortë!