Akademisë Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruanë sot Memorandum Mirëkuptimi mes dy institucioneve dhe Protokolli i marrëveshjes tre palëshe të kursit të gjuhës frenge të nivelit fillestar për zyrtarët e Kosovës 2020-2021, shkruan Kosova Post.
Ky bashkëpunim u’a mundëson zyrtarëve të lartë të vazhdojnë mësimin e gjuhës frenge si dhe do të ndihmojë në përparimin e frankofonisë në përgjithësi.
Drejtori i Akademisë Diplomatike të MPJ-së, Sabri Kiçmari ka vlerësuar marrëveshjen lidhur me kurset e gjuhës frenge për zyrtarët e Kosovës, duke theksuar se Franca gjithmonë do të mbetet një vend i dashur për qytetarët e Kosovës.
“Është një moment i rëndësishëm për Kosovën dhe Francën nënshkrimi i marrëveshjes lidhur me kurset në gjuhën frenge për zyrtarët e Kosovës. Franca ka ndihmuar shumë vendin tonë të tejkalojë vështirësi e të fitojë lirinë, prandaj Franca do të mbetet gjithmonë një vend i dashur për qytetarët e Kosovës. Ne po hapim një mundësi të mirë për të gjithë diplomatët e Kosovës për të mësuar gjuhën frenge” ka shtuar Kiçmari.
Ndërkaq Ambasadorja e Francës në Kosovë tha se këto trajnime për mësimin e gjuhës frenge do të përforcojnë edhe administratën e Kosovës.