Sot është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ambasadën e Britanisë së Madhe, shkruan Kosova Post.
Kryeministri Albin Kurti bashkë me Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, si dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe Nicholas Abbott, kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi.
Ky memorandum ka të bëjë me monitorimin e rekrutimeve për pozita të larta, nga ekspertët britanikë, të përzgjedhur nga Ambasada e Britanisë në Kosovë.
Pas aktit të nënshkrimit, nuk ka pasur deklarime për media.