Sot është nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kryetarët e komunave të Mitrovicës së veriut, Zveqanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, përcjell KosovaPost.
Kështu bëri të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Ai tha se Ministria ka marrur përsipër mirëmbajtjen dimërore të të gjitha rrugëve lokale në këto katër komuna.
Gjatësia totale e këtyre rrugëve që do të mirëmbahen është mbi 300 km.