Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja e nën-grantit në mes të Ministrisë së Financave dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.
Kjo marrëveshje ka vlerën 13.2 milionë euro për projektin “Klima e Përshtatshme për Zhvillimin Urban të Ujërave të Zeza – Prishtinë”.
Sipas njoftimit, do te marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, udhëheqësja e Sektorit për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Ambasadën gjermane Vera Baumann, kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina” Arsim Fetahu.
Teksa ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në objektin e Qeverisë.